Gjykata e Tiranës vendos “detyrim paraqitje” për 15 protestuesit, u arrestuan pas tubimit të PD

Protestuesit e arrestuar pas protestës së opozitës, janë paraqitur në Gjykatën e Tiranës këtë të mërkurë.

Mësohet se gjykata ka caktuar masën ‘detyrim paraqitje’ për 15 protestuesit.

Protesta u zhvillua më 22 mars, teksa u regjistruan përplasje fizike përpara xhamisë së Namazgjasë mes deputetëve, protestuesve dhe policisë.

Pas përplasjeve të shumta, është hedhur gaz lotsjellës dhe ujë për t’i shpërndarë.

Të Fundit