Gjykata e Tiranës regjistron statutin e Kuvendit të 11 Dhjetorit të Berishës

Gjykata e Tiranës ka regjistruar statutin e Kuvendit të Partisë Demokratike të 11 Dhjetorit të mbajtur nga Komisioni i Rithemelimit.

Kuvendi i thirrur nga Berisha, miratoi ndryshimet në Statut. Ndryshimet në Statut zhbëjnë strukturat drejtuese që ishin, më shkarkim të nënkryetarëve, dhe shkarkimin e Lulzim Bashës.

Gjyqtari që shqyrtoi çështjen është Agron Zhukri. Ky i fundit fillimisht nuk pranoi të merrte përsipër çështjen, duke dhënë dorëheqje, por ajo iu refuzua.

Të Fundit