Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën për heqjen e sekuestros mbi pronat e Ervis Martinajt

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e avokatëve mbrojtës të të zhdukurit Ervis Martinaj dhe familjarëve të tij, të cilët kërkonin heqjen e sekuestros dhe lirimin e pronave.

Sipas mbrojtësve ligjor, kjo kërkesë ishte dorëzuar në Gjykatë rreth dy vjet më parë, ndërsa afatet ligjore parashikojnë një kohë shqyrtimi brenda një viti.

Gjyqtari Erion Bani, pasi e shqyrtoi çështjen, vendosi rrëzimin e kërkesës ndërsa deklaroi se kërkesa për shuarjen e masës së sigurisë është e pabazuar në ligj dhe në prova.

“Deri në momentin që Prokuroria ka kompetencë të hetojë për dy vjet nga sekuestroja, bazuar në ligj, janë depozituar disa kërkesa për zgjatjen e sekuestros dhe është vendosur zgjatja e afatit të sekuestros dy herë deri në dhjetor 2025. Masa shuhet vetëm nëse, në momentin kur mbaron afati i shtyrë i masës, nuk është kërkuar nga Prokuroria konfiskimi. Gjykata vlerëson se Prokuroria ka depozituar kërkesën për konfiskim brenda afatit ligjor dhe për këtë arsye nuk jemi në kushtet e shuarjes. Si përfundim, rrëzohet kërkesa për shuarjen e masës së sekuestros së pasurive të Martinajve”, tha gjytari.

Në vitin 2023, me vendim të Gjykatës së Posaçme, Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij dhe personave të lidhur me të iu sekuestruan 34 pasuri.

Në seancën e radhës, me kërkesë të SPAK, pritet që të merren në pyetje si dëshmitarë një grup personash që zotërojnë pronat e Ervis Martinajt, mes tyre edhe babai i tij, Mustafa Martinaj.

Lista e plotë e pasurive të sekuestruara:

  1. Aksionet e …. ku aksioner është 100% Ervis Martinaj
  2. 50% të aksioneve të shoqërisë …. në emër të Ervis Martinaj
  3. Aksionet e shoqërisë …., aksioner 100% M.M
  4. Aksionet e shoqërisë …., aksioner 100% M.M
  5. Subjekti “Ervis Martinaj”
  6. Shoqëria …., aksionere 100% R.M
  7. Subjekti “….”
  8. Subjekti “…”
  9. Shoqëria …. shpk, aksioner 100% V.K
  10. 21% e aksioneve dhe aseteve të shoqërisë …., aksioner 100% V.K
  11. Automjet, pronë e E.M
  12. Automjet, pronë e E.M
  13. Automjet, pronë e V.M
  14. Automjet, pronë e V.M
  15. Automjet, pronë e V.M
  16. Pasuri 82 m² në Vlorë, pronë e D.M dhe arë në Sarandë, pronë e Ervis dhe R.M
  17. Njësi 137 m² në pronësi të V.M
  18. Ullishte 9,800 m², Tiranë
  19. Arë 3,815 m² në Fushëkuqe, Kurbin
  20. Arë 7,000 m² në Patok
  21. Arë 12,145 m² në Fushëkuqe, Kurbin
  22. Arë 1,973 m² në Patok, Kurbin
  23. Arë 7,050 m² në Patok, Kurbin
  24. Arë dhe truall 1,975 m² në Fushë-Milot, Kurbin
  25. Arë 1,632 m² në Fushë-Milot, Kurbin
  26. Truall dhe ndërtesë 300 m² në emër të M dhe V.M
  27. Arë 2,543 m² në Fushëkuqe, Kurbin
  28. Arë dhe ndërtesë 410 m² në Fushëkuqe, Kurbin, në emër të M dhe V.M
  29. Arë 120 m² dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases B.H
  30. Truall dhe ndërtesë 580 m² dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases B.H
  31. Apartament 105 m² në rrugën “Dervish Hima”, dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases G.T
  32. Ullishte 2,000 m² në fshatin, Dhërmi
  33. Pasuri aktualisht në pronësi të F.V
  34. Llogari kursimi për fëmijë

Të Fundit