TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për personat e marre te pandehur për dosjen “Shpirti” të gjykuar me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Në total për 16 persona u dha dënimi ne total me 150 vite burg, por për shkak te gjykimit te të shkurtuar dënimi përfundimtar shkon ne 100 vite.
Operacioni “Shpirti” u zhvillua 2 vite më parë, në korrik 2021, ku u goditën disa grupe kriminale. Hetimi i autoriteteve italiane për 5 vite me radhë çoi në pranga 38 persona. Në atë kohë u sekuestruan 4 milionë euro pasuri.
Ishin 4 bashkëpunëtorët e drejtësisë që rrëfyen para autoriteteve italiane se si ishte bërë trafikimi i drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Si kokë të grupit konsideronin Ilirjan Duçellarin. Mes të arrestuarve kishte punonjës policie dhe 2 shoqëruesit e Saimir Tahirit, Agustin Deda dhe Hekuran Marku.
Çështja për personat e tjerë që po gjykohen është ndarë për shkak se disa te pandehur po gjykohen me gjykim të zakonshëm dhe per disa të tjerë është pushuar. “Shpirti” erdhi pas 2 operacioneve të mëparshme të koduar “Shefi” dhe “Kulmi” të zhvilluar në vitet 2018 dhe 2020.
Vendimet nga Gjykata e Posaçme:
- Aleks Memaj – 15/10 vjet
- Saimir Kurti – 13/8 vjet e 8 muaj
- Erind Hysomemaj – 12/8 vjet
- Klajdi Ademi (Hysomemaj) – 12/8 vjet
- Toni Kushi – 12/8 vjet
- Mariglen Çaçi – 12/8 vjet
- Aleksandër Neço – 12/8 vjet
- Çezar Xhomemo – 3/2 vjet (lirim, ka mbyll dënimin)
- Shkëlzen Kamberi – 12/8 vjet
- Malton Lleshi – 12/8 vjet
- Luan Zylyftari – I pafajshëm (kultivim natkotikësh & grup i strukturuar kriminal)
- Artan Zylyftari – 8/5 vite e 4 muaj burg
- Geri Zylyftari – 8/5 vite e 4 muaj burg
- Erind Zylyftari – 8/5 vite e 4 muaj burg
- Ilir Gaba – 8/5 vite e 4 muaj burg
- Festim Lelaj – 3/2 vjet.