Gjykata e Lartë ka vendosur të mos pranojë rekursin e dytë të paraqitur nga Erion Veliaj sipas vendimit të dhënë këtë enjte.
Gjykata e Lartë nëpërmjet relatores Albana Boksi ka konfirmuar masën e sigurisë në burg.
Ky vendim vjen pas shqyrtimit të ankesës kundër vendimit nr. 130, datë 09.06.2025, të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Me këtë vendim, Gjykata e Lartë konfirmon qëndrimin e mëparshëm të Apelit, duke mos lejuar ndryshimin e masës së sigurisë në një formë më të butë.