Gjykata e Lartë ka vendosur mospranimin e rekursit të paraqitur nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, lidhur me masën e sigurisë “ndalim i daljes jashtë vendit”.
Rekursi ishte depozituar përmes mbrojtjes së saj, duke kundërshtuar vendimet e mëparshme të gjykatave që kanë lënë në fuqi këtë masë kufizuese.
Me vendimin e fundit, Gjykata e Lartë ka vendosur të mos e pranojë rekursin, duke bërë që masa e ndalimit të daljes jashtë territorit shqiptar të mbetet në fuqi.



