Gjykata e Lartë në Greqi: Ligji nuk i njeh plazhet private!

Gjykata e Lartë u ka dërguar një memo prokurorëve të Greqisë duke dhënë alarmin për “gjendjen” e brigjeve të vendit dhe duke u kërkuar atyre që të godasin, në masën maksimale të ligjit, shkeljet ku kërcënohet karakteri publik i plazheve.

“Ligji nuk njeh plazhe private!” theksohet në memon e Gjykatës së Lartë, duke shtuar se çdo përpjekje për të bllokuar aksesin e publikut, e cila mbrohet nga Kushtetuta greke, është jo vetëm e paligjshme, por “e pa moralshme” dhe duhet trajtuar rreptësisht, me urdhra prishjeje dhe arrestime aty ku kjo bëhet e nevojshme.

Nënshkruar nga zëvendësprokurori i Gjykatës së Lartë, përgjegjës për mbikëqyrjen mbi çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit dhe tokën publike, Panagiotis Panagiotopoulos, memo theksoi në veçanti shkeljet nga hotelet e mëdha ose baret e plazhit që pretendojnë “pronësi” të zonave të mëdha të bregdetit.

“Me vendosmërinë tonë prokuroriale, ne duhet t’i bëjmë të qartë të gjithëve, edhe duke iu drejtuar sanksioneve dhe duke zbatuar fuqinë e plotë të ligjit, se qëllimi kryesor i pronës komunale është që publiku të ketë akses të lirë dhe të papenguar në të”, tha ai.

Të Fundit