Gjykata e Lartë në Londër e shpalli të ligjshëm planin e qeverisë së Britanisë së Madhe për të dërguar azilkërkuesit në Ruanda.
Konkretisht me këtë vendim, kushdo që ka hyrë në Britani në mënyrë ilegale do të mund të depërtohet në Afrikë, me përjashtim të fëmijëve që do të jenë të pashoqëruar.
Në prill, Britania e Madhe nënshkroi një marrëveshje me Kigali-n për të dërguar emigrantët që zbarkojnë në bregun e saj në Ruanda
Plani u shpall nga sekretarja e atëhershme e Brendshme Priti Patel të cilat ajo e përshkroi si një “marrëveshje të parë botërore” me kombin e Afrikës Lindore në një përpjekje për të penguar emigrantët të kalojnë Kanalin.
Një nga gjyqtarët, Clive Leëis, tha: “Gjykata ka arritur në përfundimin se është e ligjshme që qeveria të marrë masa për zhvendosjen e azilkërkuesve në Ruanda dhe që kërkesat e tyre për azil të përcaktohen në Ruandë dhe jo në Mbretërinë e Bashkuar”.
Por ai shtoi se qeveria “duhet të vendosë nëse ka ndonjë gjë në lidhje me rrethanat e veçanta të secilit person që do të thotë se kërkesa e tij për azil duhet të përcaktohet në Mbretërinë e Bashkuar ose nëse ka arsye të tjera pse ai nuk duhet të zhvendoset në Ruanda.”
Britania i ka paguar Ruandës 140 milionë paund sipas marrëveshjes së arritur në prill, por askush nuk është dërguar ende atje. Mbretëria e Bashkuar u detyrua të anulojë fluturimin e parë të dëbimit në minutën e fundit në qershor pasi Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi se plani përmbante “një rrezik real të dëmtimit të pakthyeshëm”.
Mediat në vend raportojnë për shifra në rritje të refugjatëve, ku shpesh në fokus kanë qenë edhe shqiptarët, për të cilët Britania e Madhe këmbëngul se vijnë nga një “vend i sigurt”.