Gjykata e Lartë lë nën sekuestro 25 pasuritë e Jamarbër e Argita Malltezit

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi sekuestron e 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit. Trupa gjykuese e përbërë nga Ilri Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni nuk kanë pranuar rekursin e dhëndrit dhe vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha duke lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Posaçme të Apelit.

Bëhet fjalë për 25 pasuri që janë vënë në sekuestro me kërkesë të SPAK në kuadër të hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit ‘Partizani’, ku Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.

Ndër pronat e sekuestruara janë disa apartamente, disa llogari bankare, një vilë në Gjirin e Lalëzit dhe aksionet e disa kompanive.

Pasurite e sekuestruara

  • Pasuri 102.6 m2
  • Pasuri apartament me sipërfaqe 208.2 m2 i ndodhur në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Tiranë
  • Pasuria 4/90- G6
  • Pasuria me numër pasurie nr 370/18 në bashkëpronësi të Jamarbër Malltezi dhe Argita Berisha
  • Apartament me sipërfaqe 346.1 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 70.3 m2
  • Apartament me sipërfaqe 356.3 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 68.8 m2
  • Njësi me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.03 m2
  • Njësi me sipërfaqe 379.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 38.7 m2
  • Njësi me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashët 43.3 m2
  • Apartamet me sipërfaqe 375 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 31.1 m2
  • Truall dhe vilë (apartament duplex) me sipërfaqe trualli 187.7 m2 dhe sipërfaqe ndërtimi 76.23 m2 e ndarë në kati përdhe  me sip. 76.23 m2, kati i parë me sip. 76.22 m2 dhe veranda me sip. 22.73 m2
  • Pasuria me sip. 107 m2 Rruga Frosina Plaku, kati përdhe i godinës 9 katëshe, shkalla 2.
  • Masën 45% të kuotave të kapitalit themeltar të shoqërisë  Homeplan shpk në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.
  • Masën 100% të kuotave të kapitalit themeltar të shoqërisë Magnet Imo në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.
  • Masën 60% të kuotave të kapitalit themeltar të shoqërisë Magnet Gym& Fit në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.

Të Fundit