Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar përmes një audomesazhi nga burgu, pas vendimit të dhënë sot nga Gjykata e Lartë për lënien e tij në burg.
Meta tha se çështjen e tij do ta dërgojë në Gjykatën e Strasburgut ku dhe do të fitojnë.
“Të dashur miq,
Make Albania great forver’. Ky është zotimi ynë. Ky është angazhimi ynë.
Më 11 maj, ditën historike kur do ndahemi nga narkoregjimi, por edhe narkodrejtësia e tij.
Sot për çështjen Meta hodhëm një hap pozitiv, sepse kaluam edhe një pengesë fiktive , Gjykatën e Lartë, që nuk ekziston, në mënyrë që të ecim më shpejt drejt Gjykatës së Strasburgut.
Pa asnjë diskutim, do të fitojmë, ashtu siç kemi fituar edhe në komisionin e Venecias kundër ‘Ramaformës’.
E me këtë rast mos harroni, se 2 marsi po vjen, e bashkë me të edhe 5-vjetori i atij mitingu të jashëzakonshëm, mbarëkomëtar, patriotik, në mbrojtje të Kushtëtutës, falë të cilës jo vetëm u çmontua botërisht ‘Ramaforma’, si pjellë e gjithë ligjeve antikushtetuese , në kundërshtim me konsensusin e 140 votave sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, por njëkohësisht kur prapësuam dhe hodhëm, dhe lamë edhe ligjin e betimeve të Lana.
Ndaj iu bëj thirrje gjithë anëtarëve, simpatizanëve të Partisë së Lirisë, gjithë shqiptaëve patriotëve kudo ku janë, të gjithë drejt 11 Majit.
Të gjithë bashkëatdhetarët tanë, të regjistrohen, të marrin pjesë në këtë sfidë historike kur narkoregjimi do të hidhet te Lana si shqiptarët e Maqedonisë e Veriut, regjimin kukull të Sorosit pak kohë më parë”,- tha Meta.