Gjobitet per xhamat e zinj/ Shkresa i shkon nje muaj pas pageses.

Më 9 dhjetor emisioni Stop solli rastin e qytetarit Antonio Dajci, i cili ishte gjobitur në muajin shtator nga Policia Rrugore për xhamat e zinj dhe për këtë arsye do të dilte në komision. Për shkak të pandemisë, komisionet u mbyllën dhe u zhvilluan online përmes platformës “e-albania”. Por sipas qytetarit, gjoba s’doli në kohë dhe ai e pagoi më datë 16 tetor me kamatë-vonesë.Pas interesimit tek policia rrugore, ajo ia kalon fajin qytetarit, që s’di të futet tek “e-albania”. Vetëm një ditë pas transmetimit të këtij rasti në Stop, dhe dy muaj pas pagesës së gjobës, policia e Kamzës e njoftoi Antonion për vendimin e marrë për të, duke i dorëzuar më 10 dhjetor 2020,shkresën që mbante datën 10 nëntor 2020.Antonio thotë, se nuk e kupton, se c’vlerë ka ky njoftim për të tani, një muaj pasi e ka paguar gjobën.

Të Fundit