Italia është kundër surrogacisë. Senati italian miratoi ligjin që e shpall surrogacinë, si krim universal.
Projektligji, i cili u pranua për herë të parë në vend Dhomën e Përfaqësuesve, më 26 korrik 2023, iu dha drita jeshile edhe në Senat.
Ai mori 84 vota pro dhe 58 vota kundër, duke hyrë në fuqi zyrtarisht si ligj. Surrogacia përbën krim në Itali që nga viti 2004, ndërsa qëllimi i ligjit të ri është të parandalojë që njerëzit të shkojnë jashtë vendit për këtë praktikë.
Me ligjin e ri, italianët që aplikojnë për surrogaci në vende të ndryshme të botës do të ndiqen penalisht me dy vjet burg dhe do të marrin një gjobë deri në 1 milion Euro.
Surrogacia është një teknikë fertilizimi e asistuar në të cilën një grua kryen një shtatzëni në emër të njerëzve që më pas do të bëhen prindër të fëmijës që do të lindë.
Sipas disa mediave italiane, shumica dërrmuese që dëshirojnë të bëjnë këtë praktikë janë çifte homoseksuale që nuk mund të kenë fëmijë.