Në shënjestrën e Policisë Rrugore të Tiranës nuk janë vetëm shoferët që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Uniformat blu të kryeqytetit kanë shpërndarë një video ku kanë gjobitur këmbësorë dhe disa përdorues të monopatinave elektrike.
Rezulton se ata nuk lëviznin në korsitë e dedikuara për ta, por në kundërshtim me rregullat e madje duke rrezikuar jetën.
Këmbësorët lëvizin edhe në mes të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” pavarësisht se aty nuk ka vija të bardha. Këto veprime të tyre janë gjobitur me nga 10 mijë lekë nga efektivët e policisë.