Gjoba arbitrare dhe ndryshonin të dhënat në radar/ Pezullohen 5 policë të Rrugores

Pesë punonjës të Policisë Rrugore janë pezulluar nga detyra nga Drejtoria Rajonale e AMP. Rezultoi se policët në fjalë kanë shpërdoruar detyrën pasi vendosnin gjoba arbitrare.

Në njoftim thuhet se ata falsifikonin të dhënat e radarit duke sjellë si pasojë dëm të konsiderueshëm ekonomik dhe cenimin e interesave të ligjshëm të shtetit.

NJOFTIMI

Drejtoria Rajonale e AMP Tiranë ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” ndaj 5 punonjësve të policisë pranë Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor Tiranë:

– Inspektor A. M., 33 vjeç, me detyrë trupë shërbimi pranë Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor Tiranë;

– Inspektor E. M., 31 vjeç, me detyrë trupë shërbimi pranë Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor Tiranë;

-Inspektor I. K., 40 vjeç, me detyrë trupë shërbimi pranë Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor Tiranë;

– Inspektor G. SH., 26 vjeç, me detyrë trupë shërbimi pranë Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor Tiranë;

– Inspektor J. M., 27 vjeç, me detyrë trupë shërbimi pranë Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor Tiranë.

Në vijim të hetimeve për procedimin penal nr. 5333/2021, pas arrestimit në flagrancë të 2 punonjësve të Policisë Rrugore në datë 03.03.2022 dhe analizimi i të dhënave/fotografive të realizuara nga radari i sekuestruar, u administruan prova dhe fakte se punonjësit e mësipërm të policisë, në kohë dhe vende të ndryshme, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre funksionale si agjent verifikues pranë Komisariatit të Qarkullimit Rrugor Tiranë, kanë shpërdoruar detyrën duke ndëshkuar me masa administrative në mënyrë arbitrare, si dhe duke falsifikuar të dhënat e fiksuara nga radari në kundërshtim me ligjin, duke sjellë si pasojë dëm të konsiderueshëm ekonomik dhe cenimin e interesave të ligjshëm të shtetit.

Të Fundit