GJKKO ka vendosur 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhe 5 vjeçare.
“Do presim vendimin e zbardhur më pas do mbaj një qëndrim, do ushtrojmë të drejtën e ankimit”, tha Memolla pas daljesnga ambientet e GJKKO.
Memolla akuzohet për veprën penale të korrupsionit në zgjedhje. GJKKO duket se ka vlerësuar të drejtë kërkesën e SPAK që kishte kërkuar më herët 1 vit burg dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.
Gjithashtu GJKKO vendosi:
- Ndriçim Tafxhafa- 1 vit burg
- Blerim xhamani-1 vit burg
- Isuf tosku-8 muaj, pezullohet në shërbim prove.
Ata akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje, pas publikimit të një regjistrimi audio që ngriti dyshime për ndikim të paligjshëm.
Në regjistrimin e bërë publik, Memolla, asokohe kandidat për kryebashkiak, kërkonte nga elektriçisti i FSHU-së në Durrës, Ndriçim Tafxhata, që të mos ndërpriste energjinë elektrike të një abonenti debitor, në këmbim të votës së tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022.