GJKKO pushon padinë e deputetit të PS, Agron Malaj ndaj Xhelal Mziut të PD, e akuzonte për shpifje

Gjykata e Posaçme ka pushuar padinë e ish-kryebashkiakut të Matit, aktualisht deputet i Partisë Socaliste, Agron Malaj, ndaj deputetit demokrat Xhelal Mziu për akuzën e shpifjes.

Burimet bëjnë me dije se shkak u bë mungesa e interesit të palës që inicioi procesin, duke bërë që gjyqtarja Irena Gjoka ta pushonte çështjen.

Mbrojtësi ligjor i Mziut, Marash Logu ka pretenduar se deputeti demokrat deklaratat i ka bërë gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, në cilësinë e drejtuesit politik të zonës dhe i është referuar informacioneve që atij i kanë ardhur nga strukturat.

Padia e Malajt erdhi pas një deklarate të bërë nga Xhelal Mziu një ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ku ky i fundit tha se një automjet po shpërndante para me qëllim blerjen e votave në favor të PS.

Të Fundit