GJKKO i caktoi ‘detyrim paraqitje’, reagon Berisha: Vendim pa asnjë bazë ligjore

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Apelit të Gjykatës së Posaçme, e cila i caktoi sot masën e sigurisë detyrim paraqitje, pas ankimimit nga ana e SPAK.

Berisha ndau mendimin se ky vendim është marrë pa asnjë bazë ligjore, ndërsa e ka cilësuar si “pilulë elektorale për të pashpresin Edi Rama” mes të tjerash.

“Vendim pa asnjë bazë ligjore, pilulë elektorale për të pashpresin Edi Rama. Përpjekje e dështuar e organizatës kriminale që quhet skrap i partisë për të justifikuar veprën e tyre dhe në këtë kontekst dëshmi e re e kontrollit të plotë dhe total të skrapit nga Edi Rama, zbatimit të urdhrave të tij politikë”, u shpreh Berisha.

Gjithashtu ai ka deklaruar se vendimin do ta respektojë duke shtoi se tashmë çështjen e ka dërguar edhe në gjykatën e Strasburgut.

“Unë çështjen e kam në Strasburg, vendimin do e respektoj sepse çështja siç dihet është në gjykatën e Strasburgut dhe kjo i shtohet dosjes”, tha ai.

Të Fundit