GJKKO e lë në burg, shefi i anti-drogës së Durrësit: Nuk e dija ç’kishte brenda zarfit!

Kryekomisari Gazmir Preçi, i arrestuar nga AMP me urdhër të SPAK, është lënë në burg nga GJKKO sot paradite.

Preçi u kap teksa po merrte një shumë prej 10 mijë eurosh nga pronari i një lokali në Durrës.

Para se të jepej masa e sigurisë “arrest me burg” Preçi ka kërkuar lehtësi nga gjykata pasi është baba i tre fëmijëve dhe se nuk e dinte që në zarf kishte para.

“Kam shkuar vetëm se më ka kërkuar pronari i biznesit. Nuk e dija se kishte lek brenda zarfit dhe në momentin e arrestimit kam kërkuar që pakoja të hapet në praninë e avokatit, gjë e cila nuk më është mundësuar”, tha Preçi.

Të Fundit