GJKKO dënon me 7 vjet burg ish-drejtoreshën e Kadastrës Durrës, s’do bëjë asnjë ditë

GJKKO dënoi me 7 vite burg për pastrim parash kryer ne bashkëpunim ish-drejtoreshën e Kadastrës në Durrës Rajmonda Dashi.

Për shkak te gjykimit te shkurtuar dënimi për ish-zyrtaren zbret ne 4 vite e 8 muaj burg.

Megjithatë Dashi nuk do të bëjë asnjë ditë burg pasi dënimi i konvertohet në 3 vite shërbim prove.

GJKKO ka vendosur t’i heqë edhe masat e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashë shtetit ish-drejtoreshës së Kadastrës Durrës.

Rajmonda Dashi u shpall fajtore për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Të Fundit