Detaje tronditëse janë zbuluar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Gjirokastër, ku një 53-vjeçar ka abuzuar në mënyrë të vazhdueshme me një minorene.
Sipas “abc news” autori Kabuli Hunda kishte lidhje gjaku me minorenen. Babai i vajzës e kishte dajë 53-vjeçarin, ndërsa si autori ashtu dhe familja e viktimës jetonin në një lagje. Prej disa kohësh ai ishte kthyer nga Greqia ndërsa bashkëshortja e tij kishte ndërruar jetë.
Ndërkohë sikurse u bë me dije nga policia, vajza ndodhet e shtruar në spital, ku po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.
Sakaq nëna e të miturës ka thënë për abc se kërkon që për ngjarjen të bëhet sa më pak zhurmë. “Do ta lëmë në heshtje. Ka shkuar kunati në polici. Vajza është mirë, atë hall e dimë ne,” shprehet gruaja