Akademia e Shkencave po zhvillon mbledhjen për emërimin e Skënder Gjinushit si kryetar i ASH-së.
Mësohet se kjo mbledhje po zhvillohet me dyer te mbyllura dhe nuk është lejuar asnjë media të jetë prezente.
Sot, pritet që Akademia e Shkencave të emërojë Gjinushin në statusin e ri, ndonëse presidenti Ilir Meta nuk e dekretoi atë në këtë pozicion.
Meta refuzoi këtë dekret me pretendimin se Gjinushi ishte kryetar Partie në momentin që u zgjodh në krye të Akademisë.