Pas tre muajsh izolim e mesim nga shtepia, rinisin shkollat per rreth 31 mije maturante ne vend.
Ministria e Arsimitr ka njoftuar me heret se jane rreth 500 gjimnaze që sot hapin dyert për 31 mijë maturantë.
Sipas udhezimit te nxjerre nga ministria e Arsimit, maturantet do te jene per 3 jave ne shkolle, per gjithe konsultimet e nevojshme para provimeve te Matures Shteterore.
Ata do te zhvillojne mesim ne klasa duke ruajtur rreptesisht distancen e ne kushte te tjera te sigurise per shkak te pandemise.
Nderkohe qe do te bejne konsultimet per matematikën, letërsinë, anglishten dhe lëndët me zgjedhje, ne muajin qershor do te zhvillohen provimet.