Policia e Tiranës ka arrestuar një 39-vjeçar, i cili akuzohet se në bashkëpunim me kushëririn e tij, ka dhunuar ish-gruan, bashkëjetuesin e saj dhe vëllain e këtij të fundit.
Denoncimi është bërë në policinë e Tiranës nga ish-gruaja e 39-vjeçarit, shtetasja me iniciale B. Xh. Ajo ka deklaruar se ish-bashkëshorti i saj mbrëmjen e djeshme, së bashku me kushëririn e tij 30-vjeçarin me iniciale G. L., e kanë dhunuar.
Gjithashtu ka deklaruar, se ata kanë goditur me bashkëjetuesin e saj dhe vëllain e këtij të fundit, shtetasit me iniciale F. P dhe E. P..
Ndërkohë 39-vjeçari me iniciale E. Xh., është arrestuar nga policia, ndërsa është shpallur në kërkim kushëriri i tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. Xh., 39 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin G. L., 30 vjeç (kushuriri i 39-vjeçarit) pasi ndaj tyre ka kallëzuar shtetasja B. Xh(ish-bashkëshortja e shtetasit E. Xh), se 39-vjeçari mbrëmjen e djeshme në Astir ka ushtruar dhunë ndaj saj si dhe sëbashku me kushuririn e tij kanë goditur me grushte bashkëjetuesin e saj dhe vëllain e bashkëjetuesit shtetasit, F. P dhe E. P.
Në vijim të veprimeve për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. P dhe E. P, pasi gjatë konfliktit mbrëmjen e sotme kanë goditur me grushta shtetasin E. Xh.,”- njoftuan blutë.