Gjeti dy vëllezërit e vdekur në banesë, flet kryeplaku i fshatit: U ngjita me shkallë nga dritarja, njëri kishte…

Dy vëllezër të moshuar u gjetën të vdekur këtë të hënë në banesën e tyre në fshatin Çorrush të Mallakastrës.

Sipas kryeplakut të fshatit, Ismet Zenelaj, dy vëllezërit u gjetën të pajetë në banesën e tyre të rikonstruktuar rreth tre vite më parë nga bashkia e Mallakastrës.

“Më lajmëroi kryepkaku i lagjes Barjam Allkaj, se një prej gjitonëve të të moshuarve e ka njoftuar se prej një jave nuk i kanë parë të dy vëllezërit, ndaj erdha menjëherë për të parë nga afër situatën”, tha Zenelaj.

“Ata kanë qenë të moshuar dhe njeri prej tyre nuk lëvizte. Kur vajta në banesë, dera ishte e mbyllur, dhe mora një shkallë ku munda të shihja nga dritarja. Njëri prej tyre kish rënë në mes të korridorit ndërsa tjetri paksa i zhveshur, por nuk arrita t’i dalloj mirë,” shtoi ai.

“Era e trupave ndihet edhe jashtë banesës,” ka thënë Zenelaj, duke theksuar se mund të kenë ndërruar jetë prej disa ditësh. Dy vëllezërit jetonin të vetëm dhe mbështeteshin vetëm nga pensionet e pleqërisë.

Të Fundit