Gjesti i kreut të grupit rebel në Siri, bëhet viral: Mbulo flokët nëse do të bësh foto me mua!

Udhëheqësi i grupit rebel sirian që rrëzoi nga pushteti Assadin, Abu Mohammad al-Jolani, është përfshirë në një situatë që ka shkaktuar shumë diskutime.

Teksa po vizitonte një kamp refugjatës në veri të vendit, një grua e re u afrua duke i thënë se dëshironte të bënte një fotografi me të.

Por siç shihet edhe në video al-Jolani i kërkoi gruas që fillimisht të mbulonte flokët para se të bënin foto.

Ky moment ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe të përdoruesve të rrjeteve sociale, duke nxitur debate për normat fetare dhe sociale në territoret e kontrolluara nga grupi rebel sirian “HTS”.

Disa e kanë interpretuar këtë veprim si një shembull të politikave konservatore të grupit, ndërsa të tjerë e kanë parë si një kërkesë personale e lidhur me bindjet fetare të al-Joulanit.

Ngjarja vjen në një kohë kur HTS po përpiqet të përforcojë imazhin e tij në arenën ndërkombëtare.

Ndërsa organizata dikur ishte e lidhur me al-Qaedën, ajo ka tentuar të distancohet nga grupet ekstreme, duke u përpjekur të projektojë një profil më politik dhe më pak radikal.

Të Fundit