Gjendet trupi i pajetë i 14-vjeçarit të zhdukur në lumin Seman, 10 vjet më parë iu mbyt edhe vëllai

Është gjetur nga polumbarët trupi i pajetë i 14-vjeçarit që u zhduk dje në lumin Seman.

I mituri kishte shkuar për peshkim, ndërsa banorë të zonës njoftuan policinë pasi gjetën të gjithë sendet e djalit në breg.

Mëngjesin e kësaj të enjteje pranë brigjeve të lumit kanë mbërritur forcat speciale Renea dhe polumbarët, të cilët arritën të gjejnë trupin e të miturit.Një tjetër djalë i familjes Saka është mbytur më shumë se 10 vite më parë ndërsa banorë të zonës tregojnë se djemtë e kanë trashëguar peshkimin nga i ati.

Të Fundit