Gjendet në Zvicër fosili më i vjetër i grerëzave në botë, nga koha para dinozaurëve

Në kantonin zviceran të Ticino, u zbulua fosili më i vjetër i grerëzave në botë nga periudha 239 milionë vjet më parë.

Gërmimet zbuluan 248 fosile insektesh, mes tyre edhe mbetjet e kësaj grerëze, raportoi media zvicerane Swissinfo.

Zbulimi u bë gjatë gërmimeve paleontologjike nga një ekip nga Muzeu Kantonal i Historisë Natyrore Ticino në qytetin e Luganos, njoftuan sot autoritetet lokale.

Fosilet e gjetura datojnë para dinozaurëve dhe zbulimi dha një pasqyrë të evolucionit të disa grupeve të insekteve pas zhdukjes masive në fund të periudhës Permian, 251 milionë vjet më parë.

Pavarësisht përmasave të vogla nga dy milimetra deri në 2,5 centimetra, fosilet ruhen jashtëzakonisht mirë, falë të cilave mund të studiohen detajet e tyre morfologjike, të cilat japin informacion të rëndësishëm për evolucionin e insekteve.

Të Fundit