Policia e Kosovës ka njoftuar për katër raste të vdekjes në Prishtinë, të cilat janë duke u trajtuar nga njësitë përkatëse policore. Në raportin policor rasti cilësohet si “hetim mbi vdekjen”.
“Rajoni i Prishtinës / 20.06.2024 – Në rajonin e Prishtinës janë raportuar katër raste, të cilat janë trajtuar nga njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastet, vdekjet e 4 viktimave meshkuj kosovarë i kanë konfirmuar mjekët kompetent”, thuhet në raport
Me urdhër të prokurorit kujdestar trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion. Telegrafi i ka shkruar Policisë për detaje shtesë dhe është në pritje të informacioneve.