“Giro d’Italia” në Shqipëri, Rama: U publikua në 70 shtete nga 700 burime informacioni

Kryeministri Rama thotë se “Nisja e Madhe – Grande Partenza” e Giro d’Italia nga Shqipëria, Majin e ardhshëm është publikuar në 70 shtete të ndryshme nga 700 burime informacioni.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama shton se ky eveniment sportiv është një nga më të ndjekurit në botë.

“Mirëmëngjes, dhe me lajmin se “Nisja e Madhe – Grande Partenza” e Giro d’Italia nga Shqipëria, Majin e ardhshëm (një nga evenimentet sportive më të ndjekura në botë, me mbi 800 milionë shikues përmes ekraneve në 200 vende të botës), është publikuar në 70 shtete të ndryshme nga 700 burime informacioni, uroj ta keni sa më të paqtë këtë javë të fundit të vitit”, shkruan Kryeministri Rama në rrjetet sociale.

Të Fundit