Giro d’italia, gara e famshme e çiklizmit në edicionin e ri 2025 do fillojë nga Shqipëria. Tanimë një gjë të tillë e konfirmon edhe Mauro Vegni, i cili është drejtori i garës.
Gjithçka do prezantohet më 12 nëntor, kur do bëhet zyrtar edhe itinerari i planifikuar për garën e cila do zhvillohet mes 9-30 majit 2025, duke qenë një promovim i shkëlqyer për bukuritë e Shqipërisë. Ende nuk dihen zonat se në cilën pjesë të Shqipërisë do zhvillohet gara që mbledh çiklistët dhe ekipet më të famshme në botë, por nuk përjashtohet që të përfshihet edhe Tirana.
“Ne do të fillojmë me tre etapa në Shqipëri përpara se të kthehemi në Puglia, e cila do të jetë pika më jugore e prekur nga gara”, shpjegoi Mauro Vegni në një intervistë për BiciSport.
“Në të kaluarën ne shkuam në Kalabri dhe u ngjitëm në veri, por rruga gjithashtu mund të kalojnë 4000 kilometrat, duke pasur tashmë një limit prej 3500 km, jemi të detyruar të zvogëlojmë etapat dhe rrjedhimisht edhe transferimet mes një fraksioni në tjetrin”, vijoi ai.
Pas suksesit të Coloseut si sfond për ceremoninë e ndarjes së çmimeve, mbërritja e Giro d’Italia në Romë është konfirmuar, me një kalim të mundshëm brenda qytetit të Vatikanit për të festuar një ngjarje shumë të rëndësishme për Qytetin e Përjetshëm.
“Duke qenë në Vitin e Jubileut, nuk mund të mos arrijmë në Romë, sigurisht që do të jetë një xhiro në përputhje me atë të vitit të kaluar, edhe nëse do të ketë një përfundim të vështirë, por padyshim do e bëjmë më pak të tillë. Do të ketë surpriza, të cilat përmirësojnë territorin italian, por ende nuk mund të parashikoj se çfarë është ajo që mund të jenë rrugët e dheut, si dhe kalldrëmet”, tha Vegni.
Ndër risitë e përfolura nuk mungon një kalim në Slloveni në nder të dy fituesve të fundit të Giro d’Italia, Primoz Roglic dhe Tadej Pogacar, si dhe ngjitja në Sestriere (Venezia).
Fituesi i dyfishtë i Tour de France Jonas Vingegaard dhe kampioni olimpik Remco Evenepoel pritet të jenë pjesë që në fillim, megjithëse Vegni nuk e përjashton apriori praninë e Tadej Pogacar. “Ëndrrat nuk kushtojnë asgjë. Pra, pse t’i përjashtoni ata që në fillim?”, tha ai.
Mediet në Itali flasim për një shumë prej 7 milionë eurosh të vendosur në dispozicion nga qeveria Rama që turneu të fillojë në Shqipëri. Në Shqipëri do të zhvillohet 3 etapa të turit, nga 9 deri më 11 maj, ndërsa detajet mbetet për t’u bërë të ditura.