“Gërdeci”- Mediu: Ministri i mbrojtjes është civil, përgjegjësia te Shefi i Shtabit

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u mbajt këtë të mërkurë seanca e radhës e Procesit “Gërdeci”, ku ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, paraqiti pretendimet e tij lidhur me akuzat për shpërdorim detyre në dy raste.

Gjatë seancës, Mediu pretendoi se ekspertët e thirrur nga prokuroria për akt-ekspertizat tekniko-ushtarake ishin në një nivel të ulët ushtarak. Ai shtoi se disa ushtarakë të lartë kishin kundërshtuar këto ekspertiza, ndërsa prokurori kishte deklaruar se nuk kishte njohuri për kalibrat, pasi ishte jurist.

Mediu theksoi gjithashtu se procedimi penal ishte ngritur qëllimisht nga prokuroria e kohës ndaj ministrit të Mbrojtjes dhe se ministri nuk merrej drejtpërdrejt me çështje ushtarake, për të cilat përgjegjësia i takonte shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe stafit ushtarak. Ai nënvizoi se ministri i Mbrojtjes ishte civil dhe nuk kishte kompetenca për vendimin.

“Procedimi penal është ngritur në mënyrë të qëllimshme nga prokuroria e kohës për ministrin e Mbrojtjes. Ministri nuk merret me çështje ushtarake. Përgjegjësia për këto çështje i takon shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe stafit ushtarak. Ministri i Mbrojtjes është civil”, tha Mediu.

Të Fundit