Cristiano Ronaldo do të vendoset në Riad me partneren e tij Georgina Rodriguez dhe pesë fëmijët e tyre pas nënshkrimit të kontratës “të artë” me Al Nasr.
Megjithatë, gjërat në mbretërinë konservatore të Arabisë Saudite nuk do të shkojnë shumë lehtë për partneren e tij dhe do ta detyrojnë atë të bëjë disa ndryshime. Më konkretisht, Rodriguez do të duhet të ndryshojë mënyrën se si vishet në publik dhe tani e tutje do të duhet të respektojë Aktin e Desencës Publike.
Kjo do të thotë se ajo duhet të vishet në mënyrë modeste dhe elegante, pa dekolte, pa veshje të ngushta, pa veshje të shkurtra dhe, me pak fjalë… pa treguar shumë nga asetet e saj.
Partnerja e Ronaldos nuk do të mund të veshë më çfarë të dojë. Megjithatë, përtej veshjeve, çiftit i duhet të merret edhe me një çështje. Ligjet e rrepta fetare të Arabisë Saudite mund të jenë pengesë për marrëdhënien e tyre, pasi futbollisti dhe modelja nuk janë të martuar.
Sipas mediave të ndryshme, autoritetet do të injorojnë shkeljen në këtë rast. Gazeta spanjolle “Marca”, e cila citon deklaratat e dy avokatëve nga Arabia Saudite, në rastin e yllit ndërkombëtar dhe Georgina Rodriguez, autoritetet kompetente në Arabinë Saudite do të bëjnë “sy qorr”: “Edhe pse ligjet ende e ndalojnë bashkëjetesë pa dokumentet e martesës, autoritetet kanë nisur të heshtin dhe të mos arrestojnë askënd”.