George Clooney dhe Brad Pitt luftojnë mafian shqiptare në filmin e fundit

Është publikuar së fundmi trailer-i i filmit më të mirë me yjet e Hollivudit, George Clooney dhe Brad Pitt, i quajtur “Wolfs”.

Sikurse në jetën reale, edhe në film, dy protagonistët janë miq, por prej kohësh nuk punojnë bashkë. Profesioni i tyre: zhdukin çdo provë dhe gjurmë nga një ngjarje kriminale.

Këtë herë ata janë thërritur të dy njëkohësisht për të njëjtën punë, por pasi diçka shkon keq, do t’u duhet të përballen me policinë, por edhe mafian shqiptare. Filmi do të shfaqet për herë të parë të premten në Apple TV+, por që tani është njoftuar se do të ketë një episod të dytë.

Në javët e kaluara, dy yjet e kinematografisë, kanë komentuar shpesh se si kanë marrë ilaçe për dhimbjet e muskujve, pasi nuk janë më të rinj si dikur. Clooney është 63 vjeç, ndërsa Pitt, 60.

Të Fundit