Një 50-vjeçar humbi jetën në Greqi teksa tentoi t’i shpëtonte policisë dhe të mos kapej me drogë. Ai mësohet se gëlltiti një qese me drogë pasi u ndalua nga policia për një kontroll. Ky veprim rezultoi fatal për 50-vjeçarin i cili u mbyt nga qesja e drogës.
Incidenti në Lefkadës të hënën në mbrëmje. Mësohet se qesja e drogës i bllokoi rrugët e frymëmarrjes, duke bërë që ai të mbytej. Ai humbi ndjenjat dhe u transportua në spitalin e Lefkadës.
50-vjeçari u intubua dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai vdiq. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të incidentit.



