“Bullgaria, Shqipëria, Kosova apo Serbia, janë vende plotësisht të dominuar nga kartelet e drogës”.
Gazetari thotë që Franca duhet të legalizojë drogat e buta, ndërkohë që qeveria franceze është totalisht kundër kësaj.
Saviano: Franca nuk duhet të mbyllë sytë ndaj një trafiku të madh të drogës, konsumimit dhe kapitalit që sjell ky lloj trafiku. Për herë të parë në Francë, fenomeni i trafikut të drogës po shikohet si një fenomen mafioz. Pra, i organizuar. Që mundet të prodhojë pushtet, dhe jo vetëm, si një fenomen i rrugës, gangsterizmit. Për të qenë i qartë, francezët, të majtë, të qendrës dhe të djathtë, të gjithë e kanë konsideruar këtë një problem kriminal si një problem të emigracionit. Është absolutisht e pavërtetë. Sepse edhe pse është e vërtetë se disa grupe kriminale kanë një strukturë origjine të Afrikës së Veriut, në Itali, në Amerikën e Veriut apo në Shqipëri, paraja që është gjeneruar nga ky komunitet, është e gjitha e përdorur nga Franca borgjeze. Ata arrijnë dhe i sjellin para kriminale sistemit ekonomik francez. Ndërmarrje të konstruksionit, ndërtimit. Paraja shkon në këto aktivitete.
Dhe ju thonë se Franca është me vonesë?
Saviano: Pabesueshmërisht shumë. Dhe po shpjegohem. Pasi Franca është një demokraci e kompletuar. Nuk mund të krahasohet me Bullgarinë, Shqipërinë, Kosovën apo Serbinë, që janë vende plotësisht të dominuara nga kartelet e drogës. Vonesa në fillim ka të bëjë me një inkapacitet kulturor. Problemi është lënë plotësisht në hetimin e policisë. Një polici që kontrollon vetëm rrugët. Dhe që harron dhe e lë mënjanë aspektin financiar e ekonomik.
Pra sipas jush kjo është më keq akoma…
Saviano: Eshtë shumë keq. 150 tonë drogë janë kapur në Francë në vitin 2022 dhe 140 tonë në vitin 2023. Dhe porti i Havre-s, është porti kryesor i hyrjes së drogës. Kanë vetëm 3 skanera. Nuk shikojnë asgjë kur kalon. Në këtë moment, nëse unë dërgoj drogë në Havre, jam i sigurt që do të kalojë. Në rajonin e Parisit (Ile de France) 12 laboratorë të drogës janë mbyllur në një vit. Është ndoshta numri më i lartë në botë i laboratorëve të drogës zbuluar në një territor. E kur them 12, janë vetëm ata që janë mbyllur, çfarë tregon se konsumi është shumë i madh.
Atëherë nëse do kishe përballë ministrin e brendshëm të Francës, çfarë do t’i thoshit ju?
Saviano: Një gjë para së gjithash. Legalizoni drogën e butë urgjentisht. Marijuana dhe hashashi janë tërësisht në duart e karteleve. Nëse u heq këtë zonë tregtare, ata nuk do të kenë më karburant.