Gazetari gjerman i FAZ, Michael Martens ka hedhur akuza ditën e sotme mbi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama lidhur me raportin e këtij të fundit me Serbinë.
Martens e ka quajtur kryeministrin si më i mirë që ka pasur Serbia që nga Nikola Pashiqi.
“Edi Rama është padyshim kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga Nikola Pashiq.”,shkruan ai në rrjetet sociale.
Gazetari nuk shton gjë tjetër në postim por mbase këtë fakt ai mund ta lidhë me deklaratën e Ramës ku në një dalje televizive kërkoi që KFOR-i të marrë nën kontroll veriun e Kosovës.
“Guxoj të them: Ngritja e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën është një shfaqje për përdorim të brendshëm, jo ??më shumë.”, shkruan gazetari në një tjetër postim