Gazetari amerikan: Berisha mund të udhëtojë në SHBA, e konfirmon DASH

Gazetari amerikan Marc Caputo tha përmes një postimi në rrjetin social X një deklaratë sipas të cilës kryetari ti Partisë Demokratike, Sali Berisha mund të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe pse është shpallur non grata nga administrata e Joe Biden.

Sipas Caputo, Departamenti i Shtetit i ka konfirmuar se Berisha mund të udhëtojë në SHBA.

“Ne rutinisht japim përjashtime për të lehtësuar udhëtimin e individëve të caktuar në SHBA në përputhje me interesat tona kombëtare. Nuk do të lejojmë që marrëdhënia me Shqipërinë të mbahet peng nga vendime të politizuara të epokës Biden”, citohet nga Caputo një zyrtar i paidentifikuar.

 

Më 19 maj të vitit 2021 sekretari amerikan i shtetit i administratës së Biden, Antony J. Blinken shpalli ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha dhe familjen e tij non grata “për korrupsion madhor”.

Të Fundit