Denoncimet e pacientëve kanë zbuluar të gjithë skemën si mjekët dhe personeli që punonte tek Onkologjiku nxisnin pacientët të kryenin vizitat dhe shërbimet në klinikën private Megis në pronësi të mjekun Edmond Gashi, që ndodhej tek Astiri.
Nga dosja e prokurorisë së Tiranës citohen raste kur onkologu Edmond Gashi nuk tregohej human me pacientët që kishte operuar me mijëra euro në klinikën e tij, pasi s’i kishte ofruar shërbim falas në shtet.
Nga përgjimet që dalin në dosje, mjekët dhe stafi i përfshirë në këtë skemë përfituese ndaj pacientëve me tumor, u ruheshin gazetareve te emisionit “Stop”
Në një prej bisedave që ajo ka kryer me Emiljano Lelën, koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, mjekja i kërkon të ketë kujdes nga gazetarët investigativë që mund të shkonin në spital si pacientë pasi mund të zbulonin skandalin ku ishin përfshirë.
Më tej ajo e pyet Lelën nëse i ka paralajmëruar të tjerët që të kenë kujdes me shkeljet, futja pa radhë e pacientëve dhe shitja e ilaçeve për kancerin, të cilat i dërgonin në farmacitë “Vip” dhe “Kasa” për t’i shitur nga 250 deri në 1500 euro.
Pjesë nga përgjimet e dosjes:
Alketa: O land se doli biopsia. Ik thuaj pak doktoreshes ta futi tani, ta beje operacionin para dates 31. E ka Alketa njeriun e vete thuaj
Ne oren daten 14/12/2023 ne 10:24 telefonon nr.069******** dhe I thote:
Emiljano: Po Keta.
Alketa: Keni gazetare te Stopit verdalle me shume mundesi po xhirojne. Kini mendjen. Emiljano: Ok.
Ne daten 14/12/2023 ne oren 10:25 telefonon 069********* si më poshte:
Alketa: Mund te vijne dhe si paciente kini mendjen. Emiljano: Po, po.
Alketa: la the te tjerve?
Ne daten 12/12/2023 ne oren 10:55 telefonon nr.telefonit 068******** si me poshte:
Alketa: O afrim ca mungesash kemi ne me kimiot?
Afrimi: Momentalisht nuk kemi, po ja ti shoh dhe te them.
Alketa: Jo me duhet tani se kam doktoreshe Arjanen ketu.
Afrimi: Ja ti dergoj tani
Dhe ne po te njejten kohe I degron me sms:
Alketa vetem Mitoxantroni eshte mungese te tjerat jane per momentin
Në datën 27.12.2023 në orën 11:23 Alketa komunikon me numrin e telefonit 068********* ku i thotë si më poshtë vijon:
-Me mori Tonini, donte ato, a te kaloj ti marr, se i kerkojne nja dy qe nuk i ka, i ka te shitura, ka mungesa
-po nje e mora vet une
te shofim te tjerat qe ti marr ai
Në datën 26.12.2023 në orën 13:13 e merr në telefon nr. 067********* dhe i thotë:
Më kalo pak në Whatsapp. Alketa: Po.