Gazeta britanike: Shqipëria rrit investimet për 14 milionë turistë në sezon

“Shqipëria po shton investimet për të arritur objektivin e 14 milionë turistëve në sezon”. Kështu shkruan tabloidi britanik “Daily Express” në një artikull ku i kushtohet vëmendje ndërtimit të aeroportit të Vlorës, në përfundim të të cilit pritet që në jug të vendit të mbërrijnë të paktën 4 milionë turistë më shumë.

“Daily Express” shkruan se aeroporti i ri që do të kushtojë rreth 88 milionë Paund, do të shkurtojë udhëtimin e turistëve europianë dhe do ta bëjë më atraktiv vendin.

“Shqipëria shpreson të rrisë numrin total të vizitorëve në vit në pesëfishin e popullsisë aktuale të vendit. Objektivi prej 14 milionë turistesh do të ishte një rritje prej katër milionësh nga 10 milionë vizitorë të raportuar për vitin 2023.”- shkruan tabloidi britanik.

Ksamili, Gjipeja e Dhërmiu janë plazhet mbresëlënëse që sugjerohen në artikull, për të shijuar hijeshinë e bregdetit shqiptar, që shpesh është cilësuar si Maldivet e Europës.

Të Fundit