Gaz Paja: Nuk kam përfituar asnjë cm2 tokë shteti

Aktori Gazmend Paja ka reaguar pas akuzave të opozitës se qeveria e ka favorizuar për të fituar statusin e investitorit strategjik për të ndërtuar një resort luksoz në Dhërmi, duke përfituar 133 m2 sipërfaqe toke në këtë zonë.

Në një status në rrjetet sociale, Paja shkruan se ka përfituar 0 m2 tokë nga shteti. Më tej ai thekson se kompanite Startek dhe Ecotech kanë nënshkruar një marrveshje me nje kompani të huaj, të specializuar në fushën e turizmit për ndertimin e një resorti turistik. Për këtë qellim, sqaron ai, ka vënë në dispozicion një pronë të cilën e ka blerë nga pronarë të ligjshëm si dhe asete financiare të garantuara nga Bankat.

Reagimi:

Nuk kam perfituar asnje cm2 toke nga shteti. Ne vijim te shpifjeve te turpshme dhe te motivuara politikisht qe qarkullojne ne Media, deshiroj te sqaroj opinionin publik per sa vijon: Kompanite Startek dhe Ecotech kane nenshkruar nje marrveshje me nje kompani te huaj, te specializuar ne fushen e turizmit per ndertimin e nje resorti turistik. Per kete qellim, kemi vene ne dispozicion nje prone te cilen e kemi blere nga pronare te ligjshem si dhe asete financiare te garantuara nga Bankat.

Kemi aplikuar per investitor strategjik, si nje e drejte qe na jep ligji ne baze te vleres se investimit. Kushti Ligjor per marrjen e statusit te mesiperm Eshte : dakortesia me gjithe pronaret e ligjshem te pronave ne kete zone, ku me nje pjese te pronarve Jane nenshkruar marrveshjet perkatese, Ndersa me pjesen tjeter jemi ende ne faze negocimi. Pergenjeshtrojme me force shpifjet ne qarkullim dhe theksoj se: qe nga fillimi i ketij procesi e deri me sot, nga ana jone, Nuk eshte perfituar asnje cm2 toke shteterore.

Të Fundit