Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një konferencë për mediat këtë të enjte, më 26 mars, ku ka folur mbi një sërë çështjesh, duke nisur nga përplasja e tij me ish-deputetin Ervin Salianji, akuzat ndaj qeverisë si dhe protestat e radhës të opozitës.
Në këtë konferencë, Berisha u pyet lidhur me përplasjen e tij me ish-deputetin demokrat Ervin Salianji, i cili pretendon se është përjashtuar nga lidershipi i PD-së prej partisë. Ai komentoi kundërshtimin që deputetja Jorida Tabaku i bëri përjashtimit të Saliajit, duke u shprehur se ai është vetëpërjashtuar.
“Deputetja ka shprehur mendimin e vet dhe kjo është një gjë krejtësisht normale. Së dyti, nuk është përjashtuar, është vetëpërjashtuar. Vetëpërjashtimi është kur ti shkel në mënyrë flagrante ato që thotë statuti. Kjo është e vërteta. Për dijeni nuk ka patur asnjë funksion, as në Këshill Kombëtar, as në Kryesi. Në asnjë institucion. Pasi doli nga burgu, për ta respektuar u fut në Kryesi përkohësisht, por tregoi se nuk ishte i denjë. U vetëpërjashtua me aktet që bëri, kaq. Bashkëpunimin me krimin nuk e fal kjo parti!”, tha Berisha.
Ndërkohë, i pyetur në lidhje me protestën e ardhshme, Berisha tha se “do të jetë shumë shpejt dhe shumë e fuqishme”, megjithatë nuk bëri të ditur një datë.
Sipas tij, sot rruga e vetme është protesta.



