Presidenti i Haitit po bën xhiron e rrjetit për shkak të një gafe që bëri në mbledhjen e Asambleve të Përgjithshme të OKB-së.
Gjatë mbledhjes, duket se presidentit e Haitit e zuri etja, por mënyra që zgjodhi për ta shuar atë ka krijuar bujë.
Në vend të gotës, ai zgjodhi të pinte ujë nga ena e qelqit, kanë.
Incidenti erdhi ndërsa presidenti i përkohshëm i Haitit u përpoq të adresonte pretendimet e rreme të Donald Trump se emigrantët nga Haiti hanë kafshë shtëpiake në Springfield, Ohio.
“Unë do të doja të dërgoja përshëndetjen time vëllazërore për miqtë e Haitit që kanë treguar solidaritetin e tyre me emigrantët nga vendi im dhe veçanërisht ata që jetojnë në Springfield, Ohio,” tha Phils në një moment në fjalimin e tij.
Ai kishte shprehur shqetësimin e tij për Haitianët në SHBA dhe në mbarë botën dhe paragjykimet me të cilat përballen pas lajmeve të rreme të Trump.