Policia ka arrestuar një vajzë në Bilisht për prishje të qetësisë publike.
27-vjeçarja Dezi Arapi, bashkë me motrën e saj, Xhesikën në orët e para të mëngjesit kanë dalë me makinë në qytet duke fyer qytetarët që kalonin në rrugë. Të njëjtin veprim e kanë bërë edhe me policinë, duke e kundërshtuar me dhunë.
Prokuroria ka marrë tashmë në dorëzim materialet dhe do të hetojë në gjendje të lirë motrën tjetër, 23 vjeç .