“Fushatën e PD e ideoi LaCivita”, Berisha jep detaje për rolin e strategut amerikan

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i cili është edhe kreu i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ka treguar këtë të martë në media gjatë një interviste ndikimin e LaCivitës në fushatën e tij.

Ai tha se e gjithë fushata është e ndikuar nga këshilltari i Trump, ai tha se këshilltari është marr me çdo element të fushatës ndërsa pika kyçe ishte takimi me njerëzit.

“Fushata është e ideuar prej tij. kur ti merr një këshilltar dhe ti mendon se ai është njeri suksesi ti do zbatosh idetë e tij. unë e kam konsideruar të domosdoshme të marr këshilltar. Kur unë marr këshilltar, ndjek atë. Ata miratojnë tezat, organizimin e fushatës, faktikisht e tëra është fushatë e drejtuar nga LaCivita.

Në fushatën e Trump këta arritën në përfundimin se kyçi i fitores ishte takimi direkt me njerëzit. Në qoftë se Kamala kishte gjithë fitoren me vete, kishte të gjitha pollet me vete, Trump atëherë u rikthye në takimet me njerëzit. Këta kanë sjellë si risi se në takim me njerëzit ti mund të ndryshosh rezultatin. Ne këtë jemi munduar të bëjmë”,-tha Berisha.

Të Fundit