Furgoni përplas motoçikletën dhe viktima shpallet fajtor, çfarë zbuluan kamerat e bizneseve përreth?

Jemi ndalur në një aksident të ndodhur në 7 mars 2023 në Durres. Sipas pamjeve filmike, që Stop ka siguruar, shihet një furgon i bardhë, që ndryshon kosrsi, pa hapur sinjal dhe përplas një motocikletë. Për fat drejtuesi i motoçikletës shpëton, por mbetet i dëmtuar.Ai deklaron, se opgj në Durrës nuk ka marrë kamerat e biznezit pranë zonës së aksidentit, duke i hapur rrugë ekspertit autoteknik Evald Jaho.Dyshohet, se eksperti ka ndryshuar totalisht dinamikën e aksidentit, duke nxjerrë fajtor të dëmtuarin, megjithëse ai ishte në rrugën e vet, kur iu ndërpre rruga nga furgoni i bardhë, i drejtuar nga Sokol Abazi.I aksidentuari përballet me ekspertin, i cili nuk di, sesi të justifikohet, kur shikon pamjet e aksidentit, që nuk i ka në raportin e tij.

Për aksidentin në Durrës, ku drejtuesi i furgonit Sokol Abazi aksidentoi një drejtues motorciklete, në shkëlje të rregullave të qarkullimit, ne folëm edhe me autorin e aksidentit, i cili ka dhe biznesin në vendin e ngjarjes dhe fshehu kamerat e sigurisë. Sipas dëshmive me video, ai dha shuma eurosh në prokurori, polici, ekspert, që pamjet e kamerave të sigurisë të mos përfshiheshin në dosjen hetimore.Me kamera të fshehtë ne kemi siguruar dëshminë e djalit të autorit të aksidentit, i cili pohon, se ka paguar prokuroren Flora Reka në prokurorinë e Durrësit e po kështu ka paguar edhe në polici.Në total ai thotë, se ka dhënë 3 mijë euro për të mbyllur cështjen e aksidentit të të atit.

Të Fundit