Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në në Bypass-in e rrugës së Arbrit, afër Klosit.
Siç bën me dije policia rreth orës 14:15 furgoni i A.L., 55 vjeç ka dalë nga rruga për shkak të humbjes së kontrollit.
Si pasojë kanë mbetur të lënduar 5 persona. 4 prej tyre janë në spitalin e Klosit, ndërsa njëri prej të lënduarve është dërguar tek Spitali i Traumës në Tiranë.
Siç duket edhe nga pamjet e siguruara, furgoni është kthyer përmbys në anë të rrugës.
‘Rreth orës 14.15, në bypass, Klos, shtetasi A.L., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin tip furgon, ka humbur kontollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë, kanë mbetur të lënduar 5 pasagjer, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.’, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.
Sakaq, grupi hetimor është në vendngjarje dhe po shqyrton rrethanat e aksidentit.