“Fu*k you, Elon Musk” – Zonja e Parë e Brazilit lëshon gojën

Zonja e Parë braziliane Janja Lula da Silva e thirri publikisht pronarin e X, Elon Musk gjatë një takimi të G20-ës në Brazil. Vendi pret samitin e grupit.

Ndërsa fliste, Zonja e Parë u ndërpre nga një bori anijeje, duke e shtyrë atë të thoshte: “Është Elon Musk”, përpara se të shtonte: “Unë nuk kam frikë nga ty, fu*k Elon Musk”.

Musk reagoi në X me emoji duke qeshur dhe komentoi: “Ata do i humbasin zgjedhjet e ardhshme”.

Incidenti nxjerr në pah debatin e vijueshëm mbi dezinformimin në platformat e mediave sociale.

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva ka kritikuar platformën e Musk për politikat e saj në lidhje me këtë çështje, duke thënë: “Ne nuk mund të lejojmë asnjë platformë të minojë demokracinë dhe të drejtat e qytetarëve tanë”.

Vërejtjet e gruas së tij shkaktuan reagime nga figurat e opozitës braziliane, përfshirë ish-presidentin Jair Bolsonaro, i cili paralajmëroi se komentet e saj mund të çonin në përplasje diplomatike për administratën aktuale.

Në tetor, gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Brazilit, Alexandre de Moraes autorizoi rivendosjen e platformës së mediave sociale X në vend, më shumë se një muaj pas mbylljes së saj.

Shërbimi u bllokua më 30 gusht për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi lirinë e fjalës, llogaritë e ekstremit të djathtë dhe keqinformimin.

Musk e quajti de Moraes një autoritar dhe censurues. Në fund, X u pajtua me kërkesat e de Moraes, të cilat përfshinin bllokimin e llogarive specifike, pagimin e gjobave dhe emërimin e një përfaqësuesi ligjor në Brazil, një kërkesë që kishte çuar në pezullimin e X.

Lini një Përgjigje

Arratia nga X. “Musk shkatërroi Twitterin, por gazetaria nuk merr fund”

10:31 Hi-Tech

Digjitalizimi; ende shumë fjalë dhe pak punë!

11:18 Hi-Tech 1 koment

“Mbrojtja e bizneseve në epokën digjitale”/ One Albania mban Konferencën e Sigurisë Kibernetike

10:26 Hi-Tech 1 koment

Teoria konspirative: Elon Musk manipuloi zgjedhjet në SHBA me satelitët e tij

09:17 Hi-Tech 6 komente

Seuli akuzon Korenë e Veriut për pengimin e sinjaleve të GPS-it

19:40 Hi-Tech

Një shqiptare në krye të hulumtimeve për inteligjencën artificiale në Microsoft

17:05 Hi-Tech 12 komente

Fëmijët e tyre adoleshentë u vetëvranë! Shtatë familje në Francë ngrenë padi kundër TikTok

13:29 Hi-Tech 2 komente

Shifra e padëgjuar, gjoba e Rusisë për Google tejkalon PBB e gjithë botës

11:46 Hi-Tech 1 koment

A do t’i “varrosë” Kina prodhuesit evropianë të makinave të rangut të mesëm?

21:10 Hi-Tech 1 koment

Një event unik për të rinjtë sipërmarrës si Tirana Slush’D, Samir Mane: Inovacioni ushqehet nga mendësia e guximshme

12:37 Hi-Tech 2 komente

Më të lexuarat

Shpërthen ish-deputeti PD për çlirimin e Tiranës: Një kom…

FOTO: Pjesë e grupit të trafikut të drogës, jeta e luksit…

Ndërron jetë në QSUT anëtari i Gjykatës së Lartë

Për servilët e mjerë të Sali Berishës dhe familjes së tij…

“Koli i Bardhës shkon në Afrikë” ose Sokol Balla na merr …

Ruaju nga Gazmend Bardhi kur flet për vrasje

Blog Tema

Lamtumirë gjyqtari i ndershëm, Darjel Sina!

Mirazhet në Shkretëtirën e Premtimeve Klimatike dhe COP 28 në Azerbaxhan

“Koli i Bardhës shkon në Afrikë” ose Sokol Balla na merr me vete…

Powered by the Tomorrow.io Weather API

Të Fundit