Fshihen nga sistemi gjobat e 10 viteve të fundit, zbardhet procedura që do të ndiqet

Policia e Shtetit, Policia Bashkiake, IKMT, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor do të çojnë në drejtorinë e taksave listën e gjobave të gjitha penalitetet që nuk janë paguar, me qëllim heqjen e tyre nga sistemi.

Individët apo subjektet që konstatojnë se masa administrative ndaj tyre nuk është fshirë, kanë të drejtë të paraqesin një kërkesë pranë strukturës përkatëse vendore.

Verifikimi i kërkesës kryhet brenda 5 ditëve dhe në rast se refuzohet, subjekti ka të drejtën të ankimojë vendimin në gjykatë.

Sipas vendimit, procesi i heqjes/fshirjes së masave përfundon brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit.

Për masat administrative të paekzekutuara që nuk kanë të qartësuar tipologjinë e ndërtimit pa leje, afati zgjatet në 80 ditë, dhe kërkohet një akt ekspertimi i nënshkruar nga tre ekspertë të licencuar.

Të Fundit