Fshehën 5.7 mln euro me Call Center, Gjykata e Tiranës dënon me nga 9 vjet burg italianët

8 italianë u dënuan me burg nga Gjykata e Tiranës me akuzën se fshehën të ardhurat nëpërmjet Call Centera-ve. Në një njoftim për mediat, prokuroria e Tiranës tha se gjykata kishte pranuar kërkesën e saj dhe kishte dënuar me nga 9 vjet burg 7 persona dhe një tjetër me 3 vjet heqje lirie.

Sipas prokurorisë, “përfundim të hetimeve të procedimit penal nr.3230 të vitit 2022, u kërkua nga Prokuroria dhe u dënuan nga gjykata, 8 shtetas italianë dhe 15 shoqëri të cilat nuk deklaruan një shumë të ardhurash prej 5.799,010 euro”.

“Nga hetimi i prokurorisë rezultoi se në llogaritë bankare të 15 subjekteve me fushë operimi ‘Call Center’, u transferuan vlera të konsiderueshme monetare të cilat më pas janë tërhequr kesh duke iu fshehur destinacioni përfundimtar. Nga analizimi i veprimeve hetimore, rezultoi se administratoret e subjekteve ‘Call Center’ shqiptare dhe të huaj, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin dhe kanë qarkulluar vlera monetare të cilat nuk janë raportuar si e ardhur në organet tatimore, duke shmangur kështu dhe përllogaritjen dhe pagimin e detyrimeve tatimore”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

***

Në përfundim të gjykimit në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me datë 17.04.2024 nga ana e Prokurorise u kërkua dhe u pranua:

Deklarimi fajtor dhe dënimi i të pandehurve:

B. M. banues në Itali me masë sigurie “arrest në burg” në mungesë për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal. Dënuar me 9 vite burg;

D.A., banues në Itali për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose te veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe  287/2 i K.penal, dënuar me 9 vite burg;

D. O., banues në Itali për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose te veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe  287/2 i K.penal dënuar me 9 vjet burg;

G. T. banues në Itali për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose te veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe  287/2 i K.penal dënuar me 9 vjet burg;

L. F. banues në Itali për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose te veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe  287/2 i K.penal dënuar me 9 vjet burg;

M.F., banues në Itali për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose te veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe  287/2 i K.penal dënuar me 9 vjet burg;

M. G., banues në Itali për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose te veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe  287/2 i K.penal dënuar me 9 vjet burg;

A. S., për kryerjen e veprës penale të “Fshehjes së të ardhurave” të parashikuar nga neni 180/1 i K.penal. Dënuar me 3 vjet burg.

Dhe subjektet Juridike

VIBEMEDIA shpk, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;

FS EUROPEAN BROKER shpk për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;

IMPORT DATA shpk për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;

SOCIAL MEDIA PARTNERS MG shpk, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;

BUSINESS BROKER UNLIMITED shpk, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;

FINANCIAL CAPTION INTERNATIONAL shpk, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;

SMARTCALL ITALIA shpk, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;

STARHUB ALBANIA shpk, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;

BALKAN MARKETING SERVICE shpk, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;

ITALIA NETWORK MARKETING shpk, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;

BOOM BOOM NETWORK, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;

MARKETING UNLIMITED, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;

ALBANIA APP DEVELOPMENT, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;

 “LAURENZI GROUP” Dsh për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” të parashikuar nga neni 180/1 i K.penal. Dënuar me mbarimin e personit juridik; dhe

“COMMERCIAL PHANTOM” Shpk për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” të parashikuar nga neni 180/1 i K.penal. Dënuar me mbarimin e personit juridik.

Të Fundit