Pas kauzës në mbrojtje të Noizyt, në rrjet po qarkullon një njoftim që ditën e sotme të gjithë mbështetësin e reperit të bëhen bashkë dhe të protestojnë para Ministrisë së Drejtësisë.
Sipas njoftimit që është publikuar nëpër rrjetet sociale protesta thuhet se është programuar për tu mbajtur në orën 19:00 para Ministrisë së Drejtësisë, duke kërkuar njëzëri jo ekstradimin e Noizyt drejt Kosovës.
Prej ditën në rrjetet sociale po vijon fushata ku persona publikë dhe jo vetëm kërkojnë lirimin e reperit. “FreeNoizy”, kjo është dhe thirrja që fansat, miqtë dhe kolegët e artistit kanë për drejtësinë.
Gjykata e Tiranës vendosi ditë më parë të lërë në burg Rigels Rajkun, i njohur ndryshe me emrin artistik Noizy.
Togat e Zeza e kanë vleftësuar si të ligjshëm arrestimin e këngëtarit të njohur, i cili është sanksionuar me këtë masë sigurie për llogari të Kosovës që kërkon ekstradimin e tij.
Organi i akuzës në Prishtinë ka kërkuar shtetit shqiptar përmes homologëve atje, vënien në dispozicion të reperit për veprën penale të konsumuar në shtetin kosovar, pasi ditë më parë akuzohet se u përfshi në dhunën e ushtruar ndaj Medi Isenit.